Vushtrri: Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar

Plagosje me armë.

Një 22 vjeçar është plagosur sonte në qytetin e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka thënë se për të shtëna armësh është raportuar rreth orës 21:30, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e të shtënave, policia e Kosovës ka thënë se është plagosur në këmbë një 22 vjeçar.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjeksor, ndërsa sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë thënë nga Policia.

Detaje tjera nuk dihen

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey