Xavi: Do të përpiqemi të fitojmë La Ligën

Pas fitores ndaj Sevilas, foli trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, duke thënë se ekipi i tij do të përpiqen të fitojnë La Ligën.

Barcelona arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, ndaj Sevillas, me golin e bukur të Pedrit.

Gjatë gjithë takimit Barca ishte më e mirë, por përball tyre kishin ekipin që ka pësuar më së paku gola këtë sezon në La Liga.

“Nuk mund ta besoja që nuk po fitonim, ne meritonim por gjithmonë kishte një këmbë të një lojtari të Sevillas”, tha Xavi pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Sipas katalanasit kjo fitore vlen sa gjashtë pikë.

“Kjo fitore është me gjashtë pikë, që na tregon se ku jemi”, vazhdoi ai.

Në lidhje me titullin e La Ligas, Xavi tha se do të përpiqen deri në fund që ta fitojnë.

“Të paktën ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën. Do jetë vështirë që Real Madridi të dështojë aq shumë, por ne do të përpiqemi deri në fund”, tha trajneri.

Për golin e Pedrit ai tha, se spanjolli shënoi një gol të madh.

“Personalisht e inkurajoj që të gjuajë sepse ka një goditje të mirë, por gjithmonë ka parasysh pasimin e fundit. Sot shënoi një gol të madh”, deklaroi katalanasi.

Pas fitores ndaj Sevilla, Barcelona u ngjit në vendin e dytë me 57 pikë dhe ka një lojë më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey