Xavi: Kalimi im te Barcelona duhet të ndodh, klubet janë në bisedime

Xavi Hernandez ka folur për kthimin e tij të mundshëm te Barcelona, kësaj radhe si trajner, ku klubet janë në bisedime.

Al Sadd nuk dëshiron ta humb trajnerin, por duket se dëshira e tij është të kthehet në klubin ku ka fituar gjithçka si lojtar.

Duke folur pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij me Al Duhail, Xavi konfirmoi se bisedimet janë zhvilluar dhe duket se është vetëm çështje kohe para se të konfirmohet rikthimi i tij në Katalonjë.

“Unë jam një person shumë pozitiv, dy klubet janë në bisedime”.

“Është një çështje e sensit të përbashkët dhe në fund duhet të përfundojë. Jam i emocionuar. Të dy klubet e dinë qëndrimin tim. Shpresoj se çështja mund të zgjidhet së shpejti”, ka thënë Xavi për TV3.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey