Xavi zyrtarisht trajner i Barcelonës

Gjiganti spanjoll më në fund ka gjetur pasuesin e Ronald Koeman. Përmes një njoftimi në media, Barcelona ka bërë të ditur se tashmë ka arritur marrëveshje me Xavin, gjersa do të njoftojnë më tej se kur do të bëhet prezantimi i tij në Cmap Nou.

“FC Barcelona ka arritur një marrëveshje me Xavi Hernandez që ai të bëhet trajner i ekipit të parë për pjesën e mbetur të sezonit aktual dhe dy sezone të tjera. Xavi Hernandez, një produkt i ekipit të të rinjve në Barça, është larguar nga klubi i tij aktual, Al-Sadd i Katarit, pas bisedimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit me pronarët e klubit”, thuhet fillimisht në njoftim.

Xavi do të arrijë në Barcelonë këtë vikend, ndërsa do të prezantohet si trajner i ri i klubit të hënën. Gjatë karrierës si futbollistë ai ka fituar shumë trofe me Barçën, ndërsa tani një gjë të tillë synon ta bëjë edhe si trajner.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey