Xhaferi i përgjigjet Mexhitit: Koalicioni i interesit, shpejt do të rrëzohet si kullë prej letre!
Valdet Xhaferi nga BDI i është përgjigjur Izet Mexhitit, që tha se: Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. “Po ju përkujtojmë edhe një herë z.Izet Mexhiti se The post Xhaferi i përgjigjet Mexhitit: Koalicioni i interesit, shpejt do të rrëzohet si kullë prej letre! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Valdet Xhaferi nga BDI i është përgjigjur Izet Mexhitit, që tha se: Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja.
“Po ju përkujtojmë edhe një herë z.Izet Mexhiti se BDI dhe lideri z.Ali Ahmeti, (shtëpi në të cilën u rritët edhe ju personalisht për 20 vjet) e dini fort mirë se themelet e saj i kanë të ndërtuara në sakrificën disa dekadëshe të lëvizjeve ilegale të veprimtarëve e atdhetarëve, mbi gjakun e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, intelektualëve e profesionistëve në të gjitha drejtimet”, shkruan Xhaferi.
Sipas tij, mbi 22 vite radhazi fitues absolut në çdo betej politike, gardian që ka shëndrruar shqiptarët në Maqedoni të Veriut në popull shtetforumes e të barabrtë, ndërsa aktualisht vitin që po e lëmë pas, BDI dhe z.Ali Ahmeti zhvilluan takime në shumë vendbanime shqiptare në vend, por edhe në diasporë me mërgatën shqiptare, në të gjitha tubimet me popullin dukshëm u vërejt prezenca masovike dhe rritja e madhe e përkrahjes për forcën tonë politike.
“z.Mexhiti, BDI nuk është parti interesash që të fundoset aq lehtë sa mendoni ju por është organizatë politike e cila numëron sot mbi 34 mijë anëtar e aktivist, ndryshe nga partitë të cilët e përbëjnë koalicionin VLEN që është e mëse e qartë se dita ditës po thellohet dëshprimi tek njerëzit për shkak të vazaliteti dhe nënçmimit tuaj që po ua bëni shqiptarëve në këtë vend. Dijeni mirë se koalicioni i interesit të cilin ju e ndërtuat, shumë shpejt do të rrëzohet si shtëpi prej letre. Këtë më së miri do ta dëshmojë rezultati katastrofal dhe më i dobët ndonjëher që e ka përjetuar ndonjë parti politike shqiptare në zgjedhje”, përfundon Xhaferi nga BDI.
The post Xhaferi i përgjigjet Mexhitit: Koalicioni i interesit, shpejt do të rrëzohet si kullë prej letre! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .