Xhaferi: Jam i gatshëm për bashkëpunim me Kuvendin e ri bullgar

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një deklaratë për MIA ka potencuar se është i gatshëm që të zhvillojë takim dypalësh qoftë këtu apo atje (Bullgari) për të vendosur komunikim zyrtarë ndërparlamentar në nivelin më të lartë me përbërjen e re të Parlamentit bullgar dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet.

“Ka gjithmonë një mundësi nëse ka gatishmëri dhe vullnet të ndërsjellë për të komunikuar dhe shkëmbyer se cila do të ishte marrëdhënia dhe bashkëpunimi. Fatkeqësisht, atje nuk kishte asnjë Kuvend efektiv gjatë gjithë vitit. Në përbërjet e mëparshme mund të them se në nivel parlamentar marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera në komunikimin mes nesh si kryetarë parlamentesh. Sigurisht që ka vend në vitin e ardhshëm nëse ka interes, jam i gatshëm në çdo moment që të kemi një takim dypalësh këtu apo atje dhe të vendosim atë komunikim zyrtar ndërparlamentar në nivelin më të lartë.

Dhe siç thashë, aty mund të hapen tema të caktuara për t’u shpjeguar jozyrtarisht se cili është ndryshimi në aspektin e të menduarit, dhe institucionet e tjera pastaj t’i sqarojnë ato gjëra se cili do të ishte kuadri ligjor për tejkalimin e dallimeve që kemi në raport për disa çështje”, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey