Xhaferi: Opozita bllokon 28 ligje

Për më 5 maj, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka vendosur të kalojë seancat plenare për të cilat ka përfunduar debati dhe duhet të vendosen pikat për votim. Ai tha se opozita aktualisht mban të bllokuara 28 ligje edhe përkundër marrëveshjes, që siç u shpreh ai, kanë arritur liderët partiak.

“Sa i përket bllokimit, mendoj se liderët u dakorduan që të debllokojnë punën në kuvend dhe unë duhet të merrem me këtë. Nëse janë dakorduar, kanë kordinatorët dhe letë ulen këtu dhe të thonë se për çfarë janë dakorduar dhe në çfarë procedure do të shkojë debllokimi”, theksoi kryeparlamentari Xhaferi.

Sipas tij, aktualisht VMRO-DPMNE bllokojnë gjashtë ligje, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 21, ndërsa E majta 1 një ligj. Seanca e re e radhës do të mbahet më 18 maj, tha kretari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë brifingut të rregullt me gazetarë./SHENJA

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey