Xhaferi: Partitë opozitare bllokojnë 28 ligje në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se në Kuvend janë bllokuar 28 ligje edhe krahas marrëveshjes politike ndërmjet liderëve të dy partive më të mëdha parlamentare LSDM Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE Hristian Mickovski dhe bisedimet mes Zaevit dhe liderëve të ASH-së dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

“Sa i përket bllokadës, mendoj se liderët u morën vesh ta zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe unë nuk kam arsye të mendoj rreth kësaj. Nëse janë marrë vesh, kanë koordinatorë këtu le të ulen le të thonë se për çka janë marrë vesh dhe në cilën procedurë të zhbllokohet ajo që është bllokuar”, tha Xhaferi.

Sipas analizës së spikerit, VMRO-DPMNE-ja bllokon gjashtë, ASH dhe Alternativa 21, ndërsa E majta një ligj.

Për më 5 maj, Xhaferi tha se do të caktojë disa mbledhje në të cilat ka përfunduar debati dhe ka mbetur vetëm votimi, disa janë ligje në lexim të parë, disa në lexim të dytë. Mbledhja e ardhshme e rregullt e Kuvendit do të caktohet më 18 maj.

Xhaferi prezantoi të dhëna nga analiza për prani të deputetëve në mbledhje nga janari e këtej në kontekst të vërejtjeve të cilat Kuvendi i merr për mospasje të kuorumit dhe mospasje të mundësisë për punë të Parlamentit. Njeriu i parë i shtëpisë ligjvënëse tha se në asnjë nga ato mbledhje nuk ka pasur nën 61 deputetë, ndërsa në sallë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve sepse deputetët e opozitës nga VMRO-DPMNE-ja e kishin lëshuar sallën dhe kushtëzonin. Në shumicën e mbledhjeve për prani ishin nënshkruar nga më shumë se një qind deputetë.

Xhaferi nuk e konteston të drejtën e tyre që të veprojnë si opozitë dhe në bazë të asaj ai nuk e konteston vendimin e tyre politik në kuadër të sjelljes demokratike. Ai megjithatë thekson nenin 29 nga Rregullorja për punë të Kuvendit ku është theksuar se deputeti ka “të drejtë dhe obligim” të merr pjesë në mbledhje. Xhaferi e potencon obligimin e deputetëve të jenë në mbledhje, por edhe vetë thekson se nuk ka instrument se si t’i detyrojë që të jenë në mbledhje. Përsëriti se, sipas tij, deputetët e opozitës e keqpërdorin situatën me pandeminë dhe deputetët e tyre të sëmurë dhe i lëshojnë mbledhjet.

Për paralajmërimet e liderit të VMRO-DPMNE-së se është i mundur formimi i më shumë grupeve parlamentare në Kuvend, kryetari i shtëpisë ligjvënëse Xhaferi, konsideron se nuk ekziston mundësi ligjore për këtë.

“Nuk ekziston mundësi rregulloreje, tha Xhaferi, i cili në deklaratën zyrtare për mediat nuk deshi më tutje ta komentojë këtë paralajmërim përderisa paraprakisht në takim me gazetarët tha se atëherë kur LSDM-ja ka pasur më shumë grupe parlamentare ka pasur tjetër klimë. Ishte ajo periudhë që tashmë ka mbetur pas nesh, shtoi ai, kaluan katër vjet dje nuk do të duhej të ktheheshim në ato drejtime.

Për kërkesën e Dimitar Apasievit për shpenzimet për rrugë të deputetëve që ishte dorëzuar te ai, Xhaferi tha se ai nuk është kompetent për këtë por se deputeti i partisë E majta kërkesën duhej ta dërgonte te Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

“Ajo është situatë eklatante kur do të drejtoheni në vend të gabuar. Deputeti si edhe çdokush duhet t’i ketë parasysh Ligjin për paga dhe kompensime të pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në të cilin bën pjesë edhe deputetët dhe në bazë të atij ligji institucion tjetër është kompetent e aji është Komisioni Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Komisionin sjell vendim për zbatimin e dispozitave ligjore sa i përket kërkesave individuale të secilit deputet i cili i përmbush kushtet në bazë të Ligjit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey