Xhaferi takohet me Karaxhovskin! Pritet që Kuvendi të kthehet në normalitet

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka zhvilluar takim më kryetarin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski. Qëllimi i takimit siç shkruan kryeparlamentari ka qenë kontrolli i sallave të Kuvendit, me qëllim që shtëpia ligjvënëse të kthehet në normalitet.

“Sot kisha takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të cilët kryen kontroll të sallave dhe hapësirave ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë t’i mbajë seancat plenare në Sallën Maqedonia, me respektimin e masave të mbrojtjes nga KOVID – 19, në pajtim me rekomandimet e reja të Qeverisë, pasi që shërbimi, deputetët, sigurimi dhe të pranishmit tjerë për çdo ditë në dhomën ligjvënëse e përfunduan procesin e imunizimit. Me besim se dhoma ligjvënëse i përmbush kushtet e rekomanduara të punës, do e presim përgjigjen pozitive të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse”, shkruan Xhaferi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey