Xhaferi thërret mbledhje të kryesisë së Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me iniciativën e kryetarit Talat Xhaferi, do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të diskutuar se si do të vazhdoj me punë institucioni më i lartë ligjvënës në vend, kjo pasi mbrëmë u ndërpre seanca dhe deputetët nuk arritën që të miratojnë ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike.
Në mbledhjen në fjalë në bazë të ligjit do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënkryetarët Goran Misovski dhe Fadil Zendeli si dhe sekretari gjeneral i Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey