Xhaferi u thotë deputetëve: Çfarë mendoni ju unë ha kashtë, nuk udhëheq bastore, por institucion shtetëror

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i nervozuar ia ktheu fjalën procedurale deputetit të opozitës Nikolla Micevski.

Micevski nga VRMO-DPMNE edhe një herë kërkoi që seanca e 32 të ndërpritet dhe të fillojë seanca e 36.

“Për ta shkurtuar këtë punë, ju nuk keni kuorum, ky është një fakt. Shumica juaj është e dobët dhe ky është një fakt. Ju lutemi, konstatoni se nuk keni kuorum për seancën e 32-të, vendosni seancën e 36-të për të miratuar ligjet”, tha Micevski.

Por kryeparlamentari ia ktheu ashpër.

“Unë këtu flas për procedurë dhe jo për dëshira. Kemi deputet të izoluar. Nga 25 marsi deri më tani ju nuk keni mbajtur një komision për financim dhe buxhet dhe këtu me thoni që unë jam duke i vonuar masat. Është turp. Çfarë mendoni ju, nuk udhëheq bastore, por institucion shtetëror”, tha Xhaferi./TV21

https://m.facebook.com/tv21hd/videos/4375181969180929/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey