Xhaferi uron komunitetin turk me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut pjesëtarëve të komunitetit turk ua uroi 21 Dhjetorin – Ditën e mësimit në gjuhën turke.

“Gëzohem që kjo festë me të cilën në mënyrë institucionale dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehim respekt ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë së bashkësisë turke, e cila është pjesë e pandashme e indit shoqëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e nderojmë me një theks të veçantë në arsimin, krijimin dhe kultivimin e gjuhës turke që janë ushqimi më i mirë për shpirtin dhe trurin e një populli. A në një vend ku jetojnë pjesëtarë të më shumë bashkësive etnike, është thelbësore të mundësohet krijimtaria, funksionimi dhe përdorimi i gjuhës amtare të çdo bashkësie, që të vendosen raporte të respektit të ndërsjellë, besimit dhe besnikërisë ndaj shtetit, por, edhe të kontribuohet në njohjen më të mirë të dallimeve që na bëjnë unikë”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Pa dyshim, qëndron në kumtesë, se gjuha, kultura dhe zakonet turke janë aq të familjarizuara dhe janë pjesë e të gjitha kulturave, zakoneve dhe gjuhëve që ekzistojnë dhe janë aktive në vendin tonë, që as nuk i ndjejmë si të largëta dhe të panjohura, por, vetëm e pasurojnë fotografinë.

“Edhe njëherë, më lejoni të drejtoj urime të sinqerta dhe t’ju uroj që drita e arsimit t’ua ndriçojë rrugën dhe mendimin çdoherë!”, thuhet në urimin e Xhaferit me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey