Xhaka dhe Shaqiri me selektor të ri! Ja kush është

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me selektor të ri. Zvicra ka zgjedhur trajnerin që do të pësojë Petkovic te pankina e kombëtares dhe bëhet fjalë për një emër të njohur në panoramën helvete…

Murat Yakin është pasuesi i Vladimir Petkoviç në krye të kombëtares dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar. Mediat helvete e kishin bërë të kryer që një ditë më parë dhe sot Federata Zvicerane e Futbollist ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar gjithçka.

Yakin e ka nisur karrierën si trajner te Concordia Basel si asisent, për të bërë më pas të njëjtën detyrë te Grasshoppers. Ai ka drejtuar më pas edhe ekipin e dytë të klubit nga Zyrihu, sikurse edhe të parën para 4 vitesh.

Yakin, 46 vjeç, ka qenë pjesë e rëndësishme e Zvicrës si futbollist, duke luajtur 44 ndeshje. Për të mbetur te karrierë si trajner, në Zvicër ka drejtuar edhe Thun, Luzern, Basel, Sion dhe Schaffhausen së fundmi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey