Xhaka mbetet tek Arsenali, Murinjo nuk i’a arriti të realizoj përforcimin e dëshiruar

Arsenali ka vendosur që të mos e lëshoj mesfushorin e saj Granit Xhaka, gjatë këtij afati kalimtar, edhe pse ai ishte gati për tu transferuar tek Roma.
Këtë informacion sot e bëri të ditur trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas ndeshjes miqësore me Chelsean.

“Xhaka mbetet me ne. Ai është lojtari kyç i ekipit tone”, theksoi Arteta. Me këtë humben shpresat dhe planifikimet e trajnerit të ri të ekipit Italian Roma, për transferimin e futbollistit shqiptar, i cili tregoi lojë të shkëlqyer edhe me kombëtaren zvicerane gjatë Euro2020.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey