Xhaka: Të tjerët nuk kritikohen si unë, ndonjëherë ndiej që më bëhet qëllimisht

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se lojtarët e tjerë kur ndëshkohen me karton të kuq, nuk kritikohen si ai, transmeton Zeri.info.
Granit Xhaka është njëri nga futbollistët që përballet me kritika të shumta në Premier Ligë.
Reth kësaj ka folur reprezentuesi i Zvicrës, i cili për gazetën zvicerane “Blick” tha:
“Ju duhet të pajtoheni me kritikat që vijnë drejt jush në futboll, por gjithmonë duhet të ketë limite. Ka lojtarë të tjerë që marrin ndëshkime njësoj sikurse unë, por jo edhe kritikat e njëjta. Ndonjëherë ndiej që me mua është bërë qëllimisht një çështje më e madhe sesa është në të vërtetë. Por, nuk do më thyejnë mua, i kam kaluar. Dhe, këtë herë jam rikthyer më i fortë”.

Granit Xhaka gjithashtu tha se Arsenali duhet të arrijë në finalen e Ligës së Evropës në këtë sezon, për të shpëtuar kështu një sezon zhgënjyes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey