Xhamia e Madhe në “duart” e Shpend Ahmetit

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, shpeshë është bërë temë diskutimi e ka hapur debat të madh në shoqërinë kosovare.

Ndonëse është diskutuar shumë për këtë projekt e poashtu edhe ndërtimi i saj ka nisur dhe është bërë gërmimi, ky projekt ka ngecur shkaku i dhënies së lejes për ndërtim.

Por siç duket, ndërtimi i xhamisë mund të del i lavërdishëm financiarisht për dikë në Kosovë.

Pas shumë pengesave e përpjekjeve për marrjen e lejes së ndërtimit, kohëve të fundit ka pasur “lëvizje” në këtë drejtim, pas një vizite të papritur në Ankara.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti siç mëson Gazeta NewBorn, ai ka qenë në një vizitë në Turqi ku ka pasur takime me udhëheqës të dijanetit turk, konkretisht me kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Ali
Erbas.

Kjo vizitë e Ahmetit ishte pa ndonjë njoftim ose paralajmërim, ndonëse Ahmeti është kryetar i kryeqytetit të Kosovës.

Sipas burimeve aty është disktuar edhe për dhënien e lejes të Xhamisë së Madhe dhe projektin e saj i cili nuk ka qenë i pranueshëm nga ana e Komunës së Prishtinës, por megjithatë shkuarja e Shpend Ahmetit në Ankara, ka ndryshnuar rrjedhën. Burimet tona thonë se në atë takim ka pasur një “zgjidhje” që në këmbim të dhënies së lejes, punimet do të i kryej kompania e sugjeruar nga Ahmeti.

Takimet nuk kanë mbaruar në Turqi.

Javë më parë kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali Erbash, ishte për vizitë dy ditore në Kosovë, konkretisht ai ka takuar kreun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnavën. E para takimit me Tërnavën kryetari i Dijanetit të Turqisë, ka falur edhe namazin e xhumasë në Prizren.

Për takimin e Tërnavës me kryetarin e dijanetit turk ka njoftuar edhe BIK-u në faqen e tyre zyrtare.

E atë ditë befasishëm ka qenë prezent edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sipas burimeve të Gazetës NewBorn nuk ka qenë në agjendën e takimit të vizitës së krytarit të Dijanetit të Turiqsë në Prishtinë e që ishte befasi prezenca e Ahmetit për të pranishmit.

Çuditërisht, atë të shtunë në Prishtinë kishte vërshime të shiut, por për kryetarin e saj më i rëndësishëm ishte takimi si mysafir i paftuar në BIK.

Instistimi dhe prezenca e Ahmetit tek BIK-u në takimin e paftuar lë shumë dyshime se dhënia e lejes së ndërtimit ka mund të merr epilog me “kërkesën” e lartëcekur, duke ripërseritur që ndërtimin ta kryej kompania me referencë të tij (kompania në fjalë është emër i njohur për redaksinë).

Për takimin e Ahmetit në Turqi dhe vizitën e tij në BIK, Gazeta NewBorn nga e premta ka provuar të merr prononcime nga Komuna e Prishtinë, Shpend Ahmeti, Bashkësia Islame e Kosovës, por asnjëri nga këta nuk është përgjigjur për temën

I vetmi që u përgjigj në telefon ishte zyrtari i Dijanetit të Turqisë në Kosovë, Zymer Ramadani, i cili me të kuptuar temën ka thënë se nuk është ai, duke mbyllur telefonin e duke mos u përgjigjur as pyetjeve në mesazh telefonik.

Ne kemi provuar pa ndalë që të marrim prononcime nga ta. Për 15 minuta me radhë kemi pritur nga Komuna e Prishtinës që të lidhemi në linjë telefonike me kryetarin Ahmeti, por as kjo nuk funksionoj, duke dështuar kontakti me të.

Gazeta NewBorn, do të iu mbajë të informuar lidhur me këtë temë në ditët në vazhdim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey