Xhavit Haliti sqaron deklaratën “Të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”

Xhavit Haliti ka sqaruar deklaratën “Të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti,. ka sqaruar deklaratën e tij “të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”.

“Nuk kam thënë se në konto i kemi 2-3 milionë euro. Unë kam një pasuri ta quaj, nëse është pasuri, tokën që më ka lënë baba dhe shtëpinë dhe me motëra dhe vëllezër i kemi nja 20 rroga në Zvicër”, është shprehur ai.

“Por, pasurinë e vlerësoj sa dua unë, ndoshta e vlerësoj 3 milionë por ndokush ndoshta s’e blenë as për 200 mijë”, ka shtuar Haliti.

“Mendoj se ne kemi të gjithë prona. S’po them se i kemi të gjithë nga 2-3 milionë, por uroj që të mos ketë të papunë dhe të ketë kushte më të mira”, ka thënë Haliti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey