Xhemaili: Pse veç serbët të mos paguajnë taksën e rrugës, të vlejë edhe për fqinjët tjerë

Vendimin e Qeverisë, për të liruar nga pagesa e taksës rrugore turistët serbë gjatë sezonit të verës, nga koalicioni ASH-Alternativa e cilësojnë si vendim skandaloz.

Me këtë vendim, sipas tyre, diskriminohen fqinjtë tjerë, me të cilët vendi ka bashkëpunim dhe raporte të mira fqinjësore.

Duke I bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht ta ndryshojë vendimin, nga koalicioni ASH-AAA kërkojnë edhe zgjidhje për banorët lokal që paguajnë taksa rrugore edhe pse janë afër qytetit të Tetovës.

Albon Xhemaili nga ASH deklaroi se gjatë sezonit turistik, nga pagesa rrugore të lirohen shtetasit e të gjitha vendeve fqinje jo vetëm serbët.

“Në rradhë të parë të gjindet zgjidhje e përhershme për banorët lokal që paguajnë edhe pse nuk shfrytëzojnë autostradat. Ndërkaq, gjatë sezonit turistik, nga pagesa rrugore të lirohen shtetasit e të gjitha vendeve fqinje, nëse destinacion kanë qendrat turistike në vend, por jo edhe ata që vetëm tranzitojnë për të shkuar në vende të treta”, tha Xhemaili

Nga koalicioni ASH-AAA thonë se për vauçerët për turistët serbë, Qeveria do të shpenzojë rreth 3 milionë euro, para të taksapaguesve, për shkak të, sic thonë, lëmoshës nga Serbia që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për të siguruar vaksina anti-covid.

Kujtojmë se banorët e fshatrave që janë afër pikëpagesës rrugore Tetovë-Gostivar disa herë kanë protestuar duke kërkuar lirimin nga taksa rrugore, për shkak të distancës së shkurtër gjatë lidhjes me qytetin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey