Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse siguroi gati 10 mijë vota preferenciale, Qefalia nuk ia doli të hynte në Parlament si deputet i legjislaturës së 11-të. Qefalia, pritej të rikthehej […]
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse siguroi gati 10 mijë vota preferenciale, Qefalia nuk ia doli të hynte në Parlament si deputet i legjislaturës së 11-të.
Qefalia, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.