Ylli i madh po largohet nga Interi, afër kthimit në Premierligë

Lojtari i njohur po largohet nga skuadra e Interit?

Christian Eriksen pas largimit nga Tottenham Hotspur nuk e ka gjetur vetën si duhet dhe si pasoj e kësaj po kërkon edhe largimin.

Antonio Conte nuk i ka dhënë hapësirë të duhur danezit dhe ky i fundit nuk ka qenë aspak i lumtur mbi këtë gjë.

Tani, duke pasur parasysh edhe krizat nëpër të cilat po kalojnë disa klube, largimi i Eriksenit nga Interi është shumë i mundshëm.

E rikthimi i tij në Spurs, me Jose Mourinhon si një tifozë i zjarrtë i lojtarit, po rikthehet në realitet çdo ditë e më shumë.

Siç raporton edhe Fabrizio Romano, njëri ndër gazetarët më të besueshëm në merkato, Mourinho dëshiron rikthimin e 28 vjeçarit në klub por vetëm në formë huazimi.

Problemi kryesor qëndron në pagën të cilën duhet të paguajë Tottenhami (7.5 milionë euro).

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey