Sulmuesi i Flamengo, Reinier raportohet se do t’i nënshtrohet testve mjekësore me Real Madrid përpara se të përfundojë një transferim në Bernabeu këtë muaj.
Los Blancos u desh të luftonte me Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Liverpool për të siguruar nënshkrimin e lojtarit, përcjell ORAinfo.
Për shkak të një klauzole në kontratën e tij, Reinier do të kishte mundur të linte falas Flamengo verën e ardhshme, që do të thotë se kampionët e Copa Libertadores nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se ta linin.
Sipas Diario AS, ekipi mjekësor i Realit është në Brazil për të mbikëqyrur sot testet mjekësore të Reinierit./ORAinfo/