Yllka Gashi në zi, i vdes përsoni më i dashur familjar

Ka ndërruar jetë babai i aktores së njohur Yllka Gashi.

Mbrëmë në orët e vonshme ka ndërruar jetë Hafiz Gashi, babai i aktores së njohur Yllka Gashit, shkruan Kosovarja.

Lajmin për publikun e ka bërë të ditur vajza e tij, motra e Yllkës , Donika Gashi.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).

Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.

Të pikëlluarit:

Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi” ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

I shprehim ngushëllime familjes!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey