Zaev: Agjenda e gjelbër është në lëvizje të plotë

“Agjenda e gjelbër është në lëvizje të plotë. Ajo sjell burime të pastërta të energjisë, investime të reja milionëshe dhe më me rëndësi, e mbron ambientin e jetesës. Pikërisht këtu në Mavrovë Rostushë do të investojmë në vendosjen e rrjetit të kanalizimit me stacionin filtrues në Hanet e Mavrovës. Komunës Mavrovë Rostushë i nevojiten në vazhdimësi politika të mira dhe projekte”, tha Zaev.

Ai theksoi se ashtu siç po zhvillohet shteti, siç po zhvillohen komunat, ashtu do të orientohen drejt avancimit të sektorit energjetik, drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë.

“Shteti i jonë sot nuk harxhon miliona euro në import të shtrenjtë të rrymës. Ato para i investojmë në përkrahje të qyterarëve dhe bizneseve dhe ja si sigurohet ekzistenca e njerëzve – në vepër. Vendosim sisteme të kanalizimit dhe stacione filtruese që t’i mbrojmë ujërat dhe tokën. Pikërisht këto janë standardet evropiane që me ‘Më të mirën’ e sjellim në çdo komunë, njëjtë dhe këtu në Mavrovë Rostushë. Për këtë shkak më datën 17 të votojmë për ‘Më të mirën’, të votojmë për numrin 12”, shtoi Zaev.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey