Zaev: Asnjëherë nuk kërkoj dorëheqje nga Spasovski

Kryeministri Zoran Zaev, nga foltorja e Kuvendit, ka bërë të ditur, se asnjëherë nuk do të kërkojë dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Këtë Zaevi e tha derisa opozita VMRO-DPMNE-së, të cilët kërkojnë nga Spaovski të tërhiqet, pas rastit kur komandanti i Stacionit Policor u kap duke kontrabanduar drogë për në Greqi.

“Të kërkoj dorëheqje për aksion të realizuar me sukses? Asnjëherë nuk do ta bëja këtë”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai ka publikuar edhe fotografi, ku siç thotë, “shihen pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së duke u shoqëruar me komandantin”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey