Zaev: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është jetik për Maqedoninë dhe Turqinë

Kryeministri Zoran Zaev dje së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko FIlipçe ka realizuar takim pune me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

“Gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë jetike, tha kryeministri Zaev duke shtuar se pritet një vrull më intensiv në këtë drejtim pas nënshkrimit të një marrëveshje të re të tregtisë së lirë që po hartohet me qëllim hapjen e më shumë dyerve për investitorët turq”, thuhet tutje në kumtesën e Qeverisë.

Ndërkaq, nga Qeveria njoftojnë se Erdogan duke përshëndetur të ftuarit tha se në zemrat e qytetarëve të Turqisë, Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë si vend që kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe lidhje të thella historike me Turqinë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey