Zaev: Bashkimi Evropian është shtëpia jonë

Me një sërë ngjarjesh në Maqedoni shënohet Dita e Evropës. Kryeministri Zoran Zaev e uroi festën dhe theksoi se Bashkimi Evropian është shtëpia të cilës i përket vendi ynë.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ka shënuar 9 Majin, Ditën e Evropës, si dhe Ditën e Fitores mbi fashizmin duke vendosur lule të freskëta në varrezat partizane në Butel. Me këtë rast, Zaev i është drejtuar edhe opinionit përmes një video mesazhi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në edicionin javor të gazetës Greke “Kathimerini” në një intervistë me moton “Së bashku për Ballkanin në Shekullin 21″ foli për perspektivën Evropiane dhe veton bullgare, por edhe mbështetjen greke e Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zaev shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia e Veriut nuk filloi negociatat me BE.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey