Zaev dhe Filipçe në selinë e Lëvizjes BESA, çka u bisedua me Kasamin dhe Hoxhën?

Në selinë Qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup, Kryetari Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, pritën në takim Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njëherit edhe kreun e Lidhjes Social Demokrate dhe nënkryetarin e saj Venko Filipçe. Kjo bëhet e ditur nga komunikata e lëshuar nga kjo parti.

Në këtë takim siç thuhet, si partnerë të koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga LSDM, u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për shumë çështje të tjera. Temë e takimit të sotëm ishin edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

Takimi ishte kryesisht në frymën e bashkëpunimit si partnerë të koalicionit dhe përpjekjeve të përbashkëta në qeverisjen e vendit, drejt zhvillimit dhe prosperitetit.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey