Zaev, Dimitrov dhe Osmani në Tiranë, liderët e BP-së u takuan me Merkelin

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Delegacioni që udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tashmë kanë arritur në takimin e punës me kancelaren Merkel që po mbahet në Tiranë.

Temë kryesore e këtij takimi të punës do të jetë bashkëpunimi rajonal, ndërkaq gjatë orëve të pasdites Zaev do të ketë edhe takim të ndarë me Merkelin në të cilën siç thuhet në kumtesën qeveritare, do të flitet për:

“Shkëmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve, rrethanat politike për zgjerimin e mëtejmë të BE-së dhe iniciativën Ballkani i Hapur, qëllimi i së cilit është përshpejtim i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey