Zaev: Do të pres hetimet dhe pastaj do të vendosi për dorëheqjen e Filipçes

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë Venko Filipçes, Ilir Hasanit dhe drejtorëve të spitalit Florim Besimit dhe Artan Etemit. Madje dorëheqjet e tyre i cilëson si një akt të lartë moral dhe etik dhe si një demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë që është e pashmangshme në një madhësi të tillë aksidentet.

Këtë qëndrim Zaev e shpalosi dje përmes një statusi në Facebook. Ndërsa nuk e ka parë të arsyeshme që të përballet me gazetarët edhe 3 ditë pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë. Për më tepër ai kërkon edhe një javë kohë që të dalë para mediave, nën arsyetimin se pret që të kryhen hetimet.

Sipas Zaevit, përgjegjësi ka dhe do të ketë, e përcaktuar qartë siç thotë në bazë të fakteve të pakundërshtueshme kriminalistike, dhe jo në bazë të llogaritjeve politike.

“Paralajmëroj se gjatë javës së ardhshme, në momentin e parë që kur hetimi i ekspertëve, do të tregoj një përparim serioz, do t’i kumtoj qëndrimet e Qeverisë të bazuara në fakte të hetimit, në pres konferencë në të cilën do të përgjigjem në të gjitha pyetjet e mediave. Në ndërkohë, Qeveria, ministritë dhe të gjithë institucionet mbeten të hapura dhe të qasshme për të gjitha çështjet”, theksoi Zaev.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey