Zaev e di “befasinë e madhe” të Ahmetit, por nuk e zbulon: Bëhet fjalë për një punë të mirë!

Kryeministri Zoran Zaev është i informuar për “befasinë e madhe” të BDI-së që lideri i kësaj partie Ali Ahmeti tha se do ta zbulojë më 5 qershor, shkruan gazeta LAJM. Megjithatë, kryeministri Zaev ka refuzuar që zbulojë se për çka bëhet fjalë derisa “befasinë” ta zbulojë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“BDI do ta zbulojë një punë të mirë ditën e shtunë, e mirë pasi është tërësisht në korelacion me punën e Qeverisë, është ndarë me ne, e mirë sepse është moderne dhe i takon shekullit 21. Bëhet fjalë për një gjë që do të sjellë freski dhe risi”, tha Zaev, duke mos zbuluar më shumë detaje. Ai vetëm shtoi se kjo parti do të po bën ndryshime që do të sjellin moment positive në shtet./Gazeta LAJM

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey