Zaev edhe ministër i Financave, por nuk respekton gjuhën shqipe

Zaev edhe ministër i Financave, por nuk respekton gjuhën shqipe

Aktivistë të Lëvizjes BESA sot Ministrisë së Financave ia dorëzuan një pllakë me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, pasi që kjo ministri që tanimë drejtohet edhe kryeministri Zoran Zaev nuk e respekton dygjuhësinë që mundësohet me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, informon INA.

“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga rradhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve”, theksoi Albi Qamili nga Lëvizja BESA. (INA)

Zaev edhe ministër i Financave, por nuk respekton gjuhën shqipe
Zaev edhe ministër i Financave, por nuk respekton gjuhën shqipe

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 1, 2019 2:53 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148148
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit