Zaev: Fryma evropiane e presidentëve Pendarovski-Radev, hap para në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev beson se fryma evropiane e presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev do të jetë nxitje që të bëhet hap para në procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin me Bullgarinë, me çka do të zhbllokohet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në Romë ku do t’i nderojnë Vëllezërit e shenjtë, shprehu shpresë se do të bëhet ndonjë hap para sa i përket kontestit, i cili siç tha e frenon integrimin evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se edhe fryma evropiane e presidentëve Radev dhe Pendarovski do të jetë nxitje që të bëjmë hap para”, theksoi Zaevi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey