Zaev i vendosur: Ligji për shtetësi do të votohet, pavarësisht bllokimit nga e “Majta”

Kryeministri Zoran Zaev, tha se nuk e kupton veprimin e partisë “E majta” për të bllokuar ligjin për shtetësi.

“Unë nuk mund t’i kuptoj, ata a janë të majtë a të djathtë, apo po bëjnë gara me VMRO-në, kush do të bllokojë më tepër Kuvendin. Megjithatë për këto veprime përgjigjen do ta marrin në zgjedhje”, tha Zaev, përcjell SHENJA.

Ai tha se Ligji për shtetësi është nevojë, dhe për të njëjtin si pushtet janë dakorduar me opozitën shqiptare.

Sipas tij, megjithatë, edhe përkundër bllokimit ligji do të miratohen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey