Zaev: Koalicioni, favorit në zgjedhjet lokale

LSDM-ja dhe 20 parti politike firmosën marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkëte në zgjedhjet lokale.

Partitë u morën vesh për shumë fusha, lista të përbashkëta të këshilltarëve dhe 69 kandidatë për kryetarë të Komunave. Koalicioni “Më e mira për komunën time” sipas kreut të LSDM-së Zoran Zaev është favorit për zgjedhjet e tetorit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se koalicioni në zgjedhje do të ketë ofertë të gjerë kadrovike dhe bashkëpunim parimor në rrethin e parë dhe të dytë zgjedhor.

“Ky është koalicioni ‘Më të mirën për komunën time’, favorit, fitues i zgjedhjeve. Kemi dije, vullnet dhe motiv, plan dhe program për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Parimet pas së cilës rreshtohemi bashkë janë të njohura- punë në interes të të gjithëve, qytetarëve, komunave dhe shtetit për progres dhe zhvillim të secilit qytet, çdo fshat dhe vendbanim”, ka thënë Zaevi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas Zaevit, koncepti qytetar “Një shoqëri për të gjithë” nënkupton vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm koalicionues me partnerët BDI, Besa dhe PDSH në zgjedhjet lokale përmes kritereve të ndërtuara për mbështetje të përbashkët të kandidatëve me program më të mirë dhe besim më të madh te qytetarët.

Duke u përqendruar në atë që është realizuar, Zaevi ka thënë se si asnjëherë deri tani nuk janë investuar aq shumë mjete nëpër komuna, proporcionalisht, ndërsa janë zbatuar siç tha ai mbi 7.000 projekte.

Zaevi ka nënvizuar se nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes ka simbolikën e vet.

“Partive shtetndërtuese ju ngjan të lidhin Marrëveshje mu në Ditën e pavarësisë, ditën kur shënojmë 30 vjetorin e sovranitetit dhe shtetësisë”, ka theksuar Zaevi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey