Zaev: Koordinimi me fuqitë ndërkombëtare dhanë rezultat – u shuan zjarret

Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka falënderuar shtetet që i dolën në ndihmë Maqedonisë së Veriut në luftën kundër zjarreve.

Ka vlerësuar se funksionimi sistemor dhe koordinimi me fuqitë ndërkombëtare kanë dhënë rezultat në shuarjen e zjarreve.

“Solidariteti, funksionimi sistemor, hierarkia, në koordinim me fuqitë ndërkombëtare, e kanë dhënë rezultatin që të lokalizohen dhe shuhen zjarret. Meritore për këtë janë helikopterët e armatës, bashkë me heronjtë tanë – zjarrfikësit, armata, pylltarët dhe shërbimet e pyllit, DMSh QMK, si dhe ndihma nga Austria, Sllovenia, Rumania, Bullgari dhe Serbia. Humbja është e madhe në pjesën e pyjeve, por për kohë të shkurtër do t’i ripërtërijmë. E rëndësishme është të mbrohen njerëzit, shtëpitë, stallat dhe pronat e qytetarëve”, shkroi Zaev, transmeton TV21.

Është paralajmëruar edhe ndihmë nga Mali i Zi dhe Franca.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey