Zaev: Mundësitë për heqjen e bllokadës bullgare do të rriten për 50 për qind pas zgjedhjeve në të dyja vendet

Kryeministri Zaev sot tha se për 50 për qind do të rriten mundësitë që të hiqet bllokada bullgare pas zgjedhjeve.

“Edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut kemi zgjedje. Politikanët janë shumë specifikë, megjithatë ne vazhdojmë me bisedimet, kemi tema dhe ka zgjidhje”, tha Zaev.

Sipas tij, zgjidhja e kontestit mes dy vendeve do të jetë mesazh inkurajues për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Besoj se ka zgjidhje dhe kam përvojë në gjetjen e shumë zgjidhjeve. Personalisht besoj se deri në fund të vitit mund të gjendet zgjidhje”, tha Zaev.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey