Zaev në “Ekonomist”: Do të rritet eksporti këtë vit, rroga mesatare është 460 euro

Në Samitin “Ekonomist” që po mbahet në Shkup, fjalim ka mbajtur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai ka folur për zhvillimin ekonomik, duke përmendur 5.6% e prodhimit bruto-vendor të shënuar në gjysmën e parë të këtij viti, ndikoi edhe në projektimin e rritjes ekonomike në vend nga Banka Botërore, që nga 3.6, kaloi në 4.6%.

“Projektimet tona janë se këtë vit rritja mund të tejkalojë 4.1% me pritshmëri që eksporti do të shënojë prej 10.6%, kurse investimet bruto deri në 8%”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ka folur edhe për parashikimet për rritjen e nivelit të punësimit dhe të rritjes së rrogës mesatare.

“1.5% në në tre tremujoret e fundit, papunësia tani është në nivel të 15.9%, që paraqet nivelin më të ulët në në historinë e re të Maqedonisë. Ajo është ulur për 4.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Sipas të dhënave të institucioneve statistikore, rroga mesatare në mënyrë të vazhdueshme rritet, kështu në muajin qershor 2021 rroga mesatare për punëtor arrinte 28.744 denarë apo diçka më shumë se 460 euro”, tha më tej Zaev./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey