Zaev: Në vitin 2017 e rrumbullakuam Marrëveshjen e Ohrit, e miratuam Ligjin për gjuhët

“Në vitin 2017 prioritet i yni ishte t’i japim jetë kësaj marrëveshjeje, duke rrumbullakuar pjesën normative që doli nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe nga amendamenti i Kushtetutës. Qeveria e atëhershme, e cila ishte politikisht në nivelin e përbërjes aktuale, e përmbushi detyrimin që në mënyrë të panevojshme është shtyrë më shumë se një dekadë dhe e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, të cilën marrëveshje e vlerësoi si garancë për paqe.

“Marrëveshja e Ohrit, e cila u nënshkrua në partneritet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe OSBE-ja i dha fund konfliktit i cili për fat të keq solli edhe viktima. Por, nga kjo distancë mund të themi lirshëm, se është garancë e paqes”, tha Zaev, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey