Zaev nuk pati fytyrë të ballafaqohet me ata që e zgjodhën

Ilire Dauti

Doreheqja e Zaevit veç është e vonuar dhe në këtë moment dëshmon që Zaevi dha dorëheqje kur ai personalisht nuk i ka punët mirë e jo kur shteti dhe qytetaret nuk i kanë punet mirë. Për fat të keq ka një kohë të gjatë që shteti dhe qytetarët nuk i kanë punet mirë. Sidomos pas dy tragjedive, atë të spitalit modular dhe aksidentit në Bullgari për të cilat nuk kemi ende asnjë përgjegjës dhe askush nuk e bart përgjegjësinë.

Rastet e fundit me listën e faljes dhe lirimin e kriminelëve janë edhe një dëshmi se para së të shkojnë nuk lanë pa bë edhe dëmet e fundit mbi drejtësine e vendit.

Perveç kesaj sot dëshmuan së as pergjigje nuk kanë për të gjitha ndodhitë sepse zgjodhen që sot në diten kur duhet të ishte seanca për pyetje deputetsh të konstatohet dorëheqja duke vendosur edhe një herë barierë në mes tyre dhe pyetjeve që qytetarët parashtrojnë përmes deputetëve. Zaev zgjodhi që edhe dorëheqjen mos ta arsyetojë personalisht por u fsheh pas një letre me shkrim. Ai i cili gjithmonë thirej në fytyrë të pastër, sot u largua pa u ballafaquar me ata që e zgjodhën në atë post, deputetët, gjeqësisht të zgjedhurit e popullit. Me këtë akt Zaev konfirmoi gjithçka që ne si opozitë e kemi konstatuar gjatë qeverisjes që ai e drejtoi dhe kjo e deligjitimon edhe Qeverinë e cila paralajmërohet të pasojë me një emër tjetër të kryeministrit, por me kabinet të njëjtë në pjesën më të madhe.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey