Zaev pret hapjen e pikës kufitare në Markova Noga, obligim i Marrëveshjes së Prespës

Ish-kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale iu drejtua pjesëmarrësve të tubimit të sotëm të Markova Nogës në Prespë, në kufirin maqedonas-grek.

Zaev pret që vendkalimi kufitar i Markova Nogës të hapet sa më shpejt, pasi siç thotë ai, dy vendet tona mike e kanë marrë si obligim nga Marrëveshja e Prespës.

“Hapja e pikës kufitare të Markova Nogës është detyrimi ynë për të tashmen dhe të ardhmen, kjo është koha e duhur dhe e fundit për të thyer bllokadën e panatyrshme të rrjedhës natyrore në brigjet e liqenit të Prespës. Pres që sa më shpejt të përfundojnë ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe shumë shpejt të jemi aty në hapjen zyrtare të vendkalimit që lidh dy anët e Prespës”, tha Zaev.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey