Zaev sot dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend duhet të japë dorëheqje nga pozita e tij, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve të presidentit, Stevo Pendarovski, përcjell INA.

Ky vendim i tij u paralajmërua pasi që partia e tij socialdemokrate humbi në zgjedhjet lokale.

Ai më parë u dorëheq edhe nga detyra e kryetarit të LSDM, ku në vend të tij u zgjodh Dimitar Kovaçevski, i cili do të jetë mandatari i ri për kryeministër për formimin e qeverisë së re.

Pendarovski pas dorëheqjes së Zaevit duhet t’i japë mandat kryeministrit të ri.

Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar që brenda dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend.

Kryeministri i mandatuar i paraqet Kuvendit program në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit dhe propozon përbërjen e Qeverisë.

Zaev u zgjodh në krye të Qeverisë së vendit në prill të 2017. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey