Zaev takoi ambasadoren amerikane, në fokus prioritetet e RMV-së

Kryeministri Zoran Zaev ka takuar sot ambasadoren amerikane në Shkup, Kejt Bërns.

Zaev ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë partner kyç strategjik i Maqedonisë së Veriut në zhvillim dhe demokratizim. Ai ka shtuar se me ambasadoren amerikane Bërns kanë riafirmuar partneritetin mes dy shteteve tona.

“Politikat e dialogut hapin perspektiva për të gjithë rajonin. Ndërtimi i konsensusit dhe dialogu politik janë të shëndetshme për çdo shoqëri demokratike dhe si anëtare dhe shtet i NATO-s që synon të bëhet anëtare e BE-së, jemi të përkushtuar fuqishëm për një mënyrë të tillë pune.
Ambasadori përcolli mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara për ecurinë e mëtejme të Maqedonisë së Veriut, pas NATO -s, edhe në procesin e integrimit evropian. U dakorduam që është koha që zgjerimi i BE-së të vazhdojë”, theksoi Zaev. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey