Zaev tregon se çfarë foli Borelli për Maqedoninë e Veriut: Kemi pirë 20 veto, asnjë shtet nuk priti aq gjatë!

Kryeministri Zoran Zaev ka folur për takimet në Slloveni dhe Bruksel, ku u takua me krerët shtetëror të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kreun e lartë të Komisioni Evropian.

Ka deklaruar, se deri më tani, Maqedonia e Veriut ka “pirë 20 veto”, dhe ka pritur shumë gjatë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, dhe siç thotë, “këtë e ka thënë prej brengës” edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozef Borell.

“Krijojnë strategji, se si Evropa përfundimisht të mbajnë kredibilitetin e tyre këtu (në Ballkanin Perëndimor), sepse ne jemi shembull më eklant, sepse të gjithë në një farë mënyre presin. Thashë atje, se kur hymë në Komisionin Evropian, atje ka një rreth ku ka shumë flamuj dhe ka shumë fotografi, dhe ne kemi nga një veto për çdo fotografi. Për ato 30 vjet, kemi pirë 20 veto gjatë tërë kësaj periudhe. Dhe këtë e thamë, kur e pash se si nënkryetari Borell, e lexon tekstin dhe atje nuk kishte për 16 vjetët, vetë tha njeriu prej brengës, se janë 16 vjet, se ato janë shumë. Asnjë shtet nuk ka pritur aq shumë”, deklaroi Zaevi për “Utrinski Brifing”, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey