Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!

Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje sot ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që nëse dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë duhet të kthehet dhe të vuajë dënimin me burg, pasi që edhe kjo është një ndihmë.
“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev.
Ai ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev. Ish-kryeministri Gruevski tashmë një vit është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik. (INA)

Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!
Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 1, 2019 2:49 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148138
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit