Zaevi i kënaqur nga performanca e Qeverisë aktuale

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryeministër, Zoran Zaev duke sqaruar premtimin e tij, se do të ketë ndryshime dhe freskim të zgjidhjeve kuadrovike të partisë me marrjen e mandatit të ri.

Ka bërë të ditur, se përveç kuadrit nga LSDM, ai është i kënaqur nga performanca e Qeverisë aktuale, duke thënë se nuk do të ketë ndryshime kuadrovike. “Kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare. Unë jam i kënaqur nga performanca e Qeverisë dhe besoj se kështu duhet të vazhdojmë. Sigurisht, se nga e para nesh janë zgjidhjet kuadrovike, në kuadër të udhëheqësisë së LSDM-së”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar, dhe kështu, kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat. Për Zaevin votuan “për” 59.240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey