Zaevi: Kënaqësi që BDI-ja kompletoi agjendën etnike dhe tani flasin për qytetarin

Kryeministri Zoran Zaev sot ka shprehur kënaqësi për shkak asaj që partia më e madhe shqiptare e rrumbullakon agjendën etnike dhe orientohet në qytetarin. Ai sot pas mbikëqyrjes në rikonstruktimin e drejtimit rrugor Kavadar- Drenovë duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka komentuar Agjendën e gjelbër të BDI-së që dje kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti në 19-të vjetorin e partisë e promovoi si një nga shtyllat prioritare në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Mjaft ishte shqiptar, maqedonas, serb, turq, vllah. Në shtet kemi qytetarë. Dua të përshëndes këtë për shkak se është një hap, veçmas kur vjen nga partia më e madhe në pushtet nga blloku politik shqiptar. Shumë është me rëndësi kur politikanët dalin publikisht dhe japin fjalën e tyre. Atëherë ajo nënkupton obligim të tyre edhe në praktikë që ta realizojnë të njëjtën. Këtë e mendoj para së gjithash për LSDM-në, por edhe BDI-në dhe të gjitha partitë e tjera politike. Njëherësh i njohin pra politikat e tyre në ndërtimin e agjendës së gjelbër të qeverisë”, ka thënë Zaevi.

Ka theksuar se qytetarët nga LSDM dhe BDI, por edhe nga Besa dhe PDSH dhe të gjitha partitë e tjera që janë në koalicion në të ardhmen, presin forcimin e punëtorëve, forcimin e agjendës së gjelbër, mbrojtje të mjedisit jetësor, zhvillim të ekonomisë përmes ekonomisë së gjelbër ose agjendës së gjelbër.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey