Zaevi me fondacionin e tij dërgoi ndihma prej 20 tonësh produkte për popullatën ushtarake dhe civile në Ukrainë

Fondacioni “Zaev – Një shoqëri për të gjithë” ka dërguar 20 tonë produkte ushqimore ndihmë humanitare për ushtrinë dhe popullatën civile në Ukrainë, ka bërë të ditur ish-kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Ndihmën e kemi dorëzuar në koordinim me Gorenjuk Oleksandr, deputet i Ukrainës. Ndihma ka mbërritur në Odesa, pozitë strategjike e Ukrainës demokratike, por edhe qytet nga ku ka vepruar Krste Petkov Misirkovi ynë për çështjet maqedonase”, ka shkruar Zaev.

Duke mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës dhe duke dënuar pushtimin ushtarak rus, Zaev tha se ky është qëndrim i qartë i vendit si anëtar i botës perëndimore, demokratike dhe paqësore.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey