Zajkova zgjedhet lidere e Partisë Liberal-Demokrate (PLD)

Deputetja Monika Zajkova është zgjedhur sot kryetare e Partisë Liberal-Demokrate (PLD) në kongresin e mbajtur në Shkup.

Zajkova ishte kandidate e vetme për zgjedhjen e së cilës votuan 364 delegatë, ndërsa një kundër. Zajkova thotë se PLD-në e sheh si një parti serioze me ndikim të madh në vendime dhe një parti pa të cilën nuk mund të formohet asnjë qeveri në të ardhmen.

“Në vend që të provojmë se kush është maqedonas apo patriot më i madh dhe kush është tradhtar, le të fokusohemi në ndërtimin e një jete cilësore për qytetarët tanë dhe zbatimin e reformave të nevojshme. Në këtë kuptim, unë dua t’u dërgoj një mesazh të qartë partnerëve tanë se PLD-ja është e gatshme të ndjekë rrugën evropiane deri në fund, dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë të gjitha partitë politike që të vendosin veten mbi interesat e ngushta partiake në mënyrë që të devijojnë pengesa e fundit që na ndan nga fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Zajkova.

Zajkova u zgjodh kryetare e Partisë Liberal Dem..

Zajkova u zgjodh kryetare e Partisë Liberal Demokratike në moshën 31-vjeçare. Ajo ka një Master në Drejtësi. Zajkova ka dy vite që është deputete nga radhët e PLD-së.(INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey