Zanetti motivon kombëtaren e Argjentinës: Pres një Botëror të madh

Fjalët e Javier Zanetti kanë peshë. Ish-kapiteni i zikaltërve, tashmë në rolin e zëvendëspresidentit të Interit, ka folur për “Radio Sportiva” mbi Botërorin e Katarit 2022, që e sheh Argjentinën e tij ndër favoritët e kompeticionit.

Ja fjalët e argjentinasit: “Kam entuziazëm të madh, sepse besoj se do të jetë një Botëror i madh. Po kështu, besoj shumë tek Argjentina. Shpresojmë të kemi një Botëror të mirë, sepse janë të gjitha kushtet. Pika e fortë e Scalonit (trajnerit të Argjentinës)? Normaliteti”.

Me ndeshjen e djeshme mes Katarit dhe Ekuadorit, nisi zyrtarisht Botërori 2022, i pari dimëror. Argjentina e Lionel Scalonit është sigurisht ndër favoritet për të fituar, e përfshirë në grup me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën. Albiceleste do të debutojë të martën, më 22 nëntor kundër sauditëve./GazetaBlic

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey