Zbardhen detajet/ Trupi i gjeneralit të Iranit u bë copë nga predhat, u njoh nga unaza (Foto)

Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se nga një sulm amerikan me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, mbeti i vrarë gjenerali i Iranit, Qassem Soleimani.

Sipas mediave amerikane, sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, që po e merrnin nga aeroporti.

Bëhet me dije se gjenerali i Iranit u bë copash nga predha amerikane dhe se trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza.

Katër predha me precizon të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey